TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 12:28

Tensionet në Parlament, Gjekmarkaj: Po minohet funksionimi demokratik, arroganca po na çon në qoshe

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Parlament, Gjekmarkaj: Po minohet funksionimi demokratik,

Opozita ka parashtruar kërkesat e saj në Konferencën e Kryetarëve, të cilat nuk janë marrë parasysh nga socialistët, ndërsa Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat i Parlamentit, tha se opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me rregulloren e re të Kuvendit.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gjekmarkaj tha se kishte kërkuan mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ku të shqyrtohej mundësia e një mocioni për shkarkim ndaj Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Gjekmarkaj tha se mazhoranca po minon funksionimin demokratik të Parlamentit dhe po përjashton në mënyrë sistematike opozitën nga proceset vendimmarrëse.

Sipas Gjekmarkajt, opozita është vendosur nën një presion të vazhdueshëm përmes zhbërjes së komisioneve parlamentare, reduktimit të hapësirës për debat dhe dënimeve që ai i cilësoi si “absurde”.

Ai u ndal edhe te zhvillimi i seancës së dytë parlamentare, ku sipas tij, kryeministri u paraqit me një qëndrim provokues, me synimin për të shmangur debatin dhe transparencën, duke mos prezantuar ministrat e rinj dhe duke mos lejuar diskutime që do t’i jepnin qytetarëve dhe trupit diplomatik një pasqyrë më të qartë të qeverisë.

“Në këtë kontekst, kërkova përsëritjen e seancës plenare, thirrjen e Komisionit të Legjislacionit për të shqyrtuar mundësinë e një mocioni ndaj z. Peleshi, si dhe anulimin e dënimeve të padrejta ndaj deputetëve të opozitës,” u shpreh Gjekmarkaj para gazetarëve.

Ai paralajmëroi se opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa theksoi se ende nuk është marrë një vendim për të propozuar emrat për komisionet parlamentare. “Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë që jep Parlamenti për të komunikuar të vërtetën e Shqipërisë dhe për t’u përballur me këtë mazhorancë arrogante që synon të çojë opozitën në qoshe,” deklaroi Gjekmarkaj.

 

1 Komente

  1. E
    Ervehe

    Ik ore m... Maskara ke goje ti te flasesh. Mirditor i poshter i pa bese

    Lini një Përgjigje