Politike12 Prill 2023, 18:20

Tërheqja e Mark Ruçit nga kandidimi, reagon deputetja e PD: Ishte për arsye familjare

Shkruar nga Pamfleti

Tërheqja e Mark Ruçit nga kandidimi, reagon deputetja e PD: Ishte

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka folur në lidhje me tërheqjen e fundit në radhët e PD të kandidatit për Bashkinë e Mirditës, Mark Ruçi.

Në një intervistë për abcnews, Pampuri tha se Ruçi është një njeri i nderuar dhe tërheqja e tij ka ardhur vetëm për arsye personale dhe familjare.

“Zoti Ruçi, është njeri shumë i nderuar. Sikurse ai e ka theksuar ka qenë një arsye personale. Megjithatë ne kemi edhe raste të tjera që janë tërhequr dhe në këta raste, arsye ka qenë mos ndarja e demokratëve”, u shpreh deputetja.

E pyetur në lidhje me faktin se shumë prej kandidatëve po tërhiqen pasi janë zyrtizuar nga PD, Pampuri tha sa kjo ka ardhur për shkak të dëshirës së tyre për të mos përçarë demokratët.

“Nuk dua të komentoj përderisa Ruçi thotë arsye familjare. Për rastet e tjera, kur është kërkuar që të ketë një unitet të demokratëve, ata janë tërhequr për të mirë të opozitës. Kjo situata jonë, që nuk është fare normale. Por në këtë situatë duke mos dashur të krijojmë përçarje kanë ndodhur tërheqjet”, deklaroi Pampuri.

pd kandidim deputete terheqje mark ruci