Ajo që vihet re është se Partia Socialiste vijon të mos zërë mend. Ndonëse çdo vit ka humbur kryetarë bashkie për shkak të lidhjeve me krimin, duket se sërish kandidon persona të dyshimtë...
Politika nuk ndahet dot nga krimi. Ndonëse ka 7 vite ligji i dekriminalizmit që është në fuqi, sa herë ka zgjedhje, personat me rekorde kriminale rezultojnë kandidatë, qoftë për deputetë, qoftë për bashkitë apo këshillat bashkiakë. Edhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë, pasi sërish partitë kanë kandiduar për zgjedhjet e 14 majit persona me rekorde kriminale.
KQZ ka indetifikuar plot 29 persona që kanë deklaruar se janë të dënuar, apo që ka indicie se kanë fshehur dënimet. Ajo që vihet re është se Partia Socialiste vijon të mos zërë mend. Ndonëse çdo vit ka humbur kryetarë bashkie për shkak të lidhjeve me krimin, duket se sërish kandidon persona të dyshimtë. KQZ ka kërkuar ndihmën e prokurorisë për të hetuar 4 kandidatë të Ramës, më konkretisht: Kreshnik Hajdari, Bashkia Kuçovë; Artur Bushi, Bashkia Krujë; Kristian Shkreli, Bashkia Vau i Dejës dhe Beqir Mulaj, Bashkia Has.
Për Kreshnik Hajdarin ka dalë një vendim që ai është dënuar në Greqi, por nuk e ka deklaruar në formular. Ndërkohë Artur Bushi është kryebashkiak aktual dhe ndaj tij ka pasur akuza nga opozita. Për dy emrat e tjerë nuk ka pasur akuza publike, por si duket KQZ ka pasur indicie.
Ndërkohë duket se dhe Berisha ka vendosur të bëjë pakt me krimin për të fituar zgjedhjet. Janë 3 kandidatë të tij që do verifikohen nga prokuroria dhe KQZ: Rezeart Tusha, Bashkia Shijak; Elvis Hajdërlli, Bashkia Devoll dhe Fredi Beleri në Himarë.
Sa i takon Alibeajt, do verifikohet Agron Kapllanaj i Mallakastrës, por ai e ka kaluar dy herë filtrin e dekriminalizimit. Ndërkohë bie në sy se Alibeaj ka një numër të madh kandidatësh në këshillat bashkiakë që janë me rekorde kriminale. Po ashtu dhe shumë parti të vogla kanë futur në listat persona të dyshimtë. Kjo dëshmon edhe një herë se politika nuk ndahet dot nga krimi.
1. Z. Kreshnik Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë.
2. Z. Artur Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë.
3. Z. Kristian Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Vau i Dejës.
4. Z. Beqir Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has.
5. Z. Rezeart Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak.
6. Z. Elvis Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll.
7. Z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë.
8. Z. Agron Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër.
9. Z. Abedin Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës. /Pamfleti