Politike28 Mars 2023, 21:22

Tërheqja e kandidatëve të Alibeajt, Spaho: E panë se po përdoreshin “si mish për top”

Shkruar nga Pamfleti
Tërheqja e kandidatëve të Alibeajt, Spaho: E panë se po
Edmond Spaho

Edmond Spaho, deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e Rithemelimit thotë se kandidatët e Alibeajt që u tërhoqën nga gara panë se ai grup njerëzish që hiqet sikur përfaqëson PD është thjesht një grumbull individësh pa ide dhe pa forcë në terren.

Sipas Spahos, ata u tërhoqën sepse e panë që ishin pa mbështetje dhe po përdoreshin “si mish për top” nga Alibeaj, nga Basha dhe ndonjë tjetër që hiqet sikur e drejton atë grup

"Z. Alibeaj sot nuk ka çuar kandidatë për këshilltarë bashkie, por vetëm 17 emra për kryetarë bashkie, nga 61 në total, ndërkohë katër janë tërhequr dhe të tjerë që nuk janë regjistruar dot. A ishte kjo në parashikimet tuaja? Çfarë ka ndodhur në këto orë?

Më mirë vonë se sa kurrë. Kandidatët, këta që u tërhoqën gjatë kësaj jave, panë edhe njëherë që ai grup njerëzish që hiqet që përfaqëson PD-në është një grumbull njerëzish pa ide, por në radhë të parë pa forcë në terren. Fakti që nga 61 bashki, kandidojnë më pak se 20 individë, gati 1/9-a dhe 2/3-tat nuk i plotëson dot.

Të gjithë e panë qartë që ky grup njerëzish ishte pa mbështetje dhe po përdoreshin “si mish për top” nga Alibeaj, nga Basha dhe ndonjë tjetër që hiqet sikur e drejton atë grup. Për rrjedhojë u kujtuan dhe bënë mirë që reflektuan dhe u tërhoqën nga gara, pasi do ti përdornin nga qëllimi i tyre për të dëmtuar opozitën.", tha Spaho.

spaho alibeaj