Politike28 Mars 2023, 19:45

Berisha dorëzon PD-në te Ilir Meta, PL merr vendet e sigurta në këshillat bashkiakë; “Foltorja” mbetet thatë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dorëzon PD-në te Ilir Meta, PL merr vendet e sigurta në

Partia e Lirisë po rritet në kurriz të demokratëve. Meta momentalisht është katandisur në mes të katër rrugëve. Në Kuvend ka vetëm 4 deputetë, ndërsa në këshilla ka asnjë përfaqësues. Por sipas emrave të dorëzuar thuajse shumica e kandidatëve të PL janë në zona të sigurta...

Vendimi për të hyrë në zgjedhje nën logon e Partisë së Lirisë duket se do t’i kushtojë shtrenjtë Sali Berishës. Dje në KQZ janë dorëzuar listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe ajo që bie në sy është se Ilir Meta ka marrë thuajse të gjitha vendet e sigurta për këshilltarë.

Në kuadër të pazarit që arritën Iliri me Saliun, PL do të dalë me 240 kandidatë. Por nëse shihen me kujdes listat e kandidatëve, në qytetet kryesore emrat e Ilir Metës janë në pozicione të sigurta. Në Durrës, kryeson Ardian Muka i PD, por 3 emrat pas tij janë nga radhët e Partisë së Lirisë. Që janë: Edlira Shemsi, Luan Nezha, Kontjana Kuçi, etj. E njëjta gjë vlen edhe në Shkodër, Berat, Fier dhe disa qyte të tjera.

Batërdia më e madhe i është bërë Berishës në Tiranë, pasi Meta i ka futur të gjithë besnikët e tij në pozicione të sigurta. Ndër emrat mund të përmendim: Silva Caka, Endrit Braimllari, Florida Kërpaçi, Tedi Blushi, Ana Azizaj, Artan Distafa, etj.

Pra ajo që mund të thuhet është se Partia e Lirisë po rritet në kurriz të demokratëve. Meta momentalisht është katandisur në mes të katër rrugëve. Në Kuvend ka vetëm 4 deputetë, ndërsa në këshilla ka asnjë përfaqësues. Por sipas emrave të dorëzuar thuajse shumica e kandidatëve të PL janë në zona të sigurta, ndërsa Berisha emrat e tij i ka lënë jashtë vijës së kuqe. Duke marrë parasysh se në lojë do jenë dhe kandidatët e Alibeajt, ata që kanë shansin të fitojë janë emrat që kryesojnë.

Kjo do të thotë se Berisha mund ë katandiset me më pak këshilltarë se Meta. Ky i fundit historikisht ka përdorur këshillat për pazare, pasi atje ku ka shumicën mund të përdor këshilltarët për të bllokuar projekte. Si duket Saliut tani do vuajë pasojat e aleancës me Metën, pasi nuk mësoi nga blloku 700 mijë euro. /Pamfleti

Berisha dorëzon PD-në te Ilir Meta, PL merr vendet e sigurta në

Berisha dorëzon PD-në te Ilir Meta, PL merr vendet e sigurta në

Berisha dorëzon PD-në te Ilir Meta, PL merr vendet e sigurta në

Berisha dorëzon PD-në te Ilir Meta, PL merr vendet e sigurta në

 

meta berisha keshillat bashkiake