TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 17:31

“Po na dalin lushnjarët, fierakë”/ Korreshi përplaset sërish me Ministrinë e Shëndetësisë: Si mund të jeni kaq fëlliqësira

Shkruar nga Pamfleti
“Po na dalin lushnjarët, fierakë”/ Korreshi përplaset
Saimir Korreshi

Një përplasje publike është regjistruar mes deputetit të opozitës, Saimir Korreshi, dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me situatën në Spitalin e Lushnjës, pas akuzave për mungesë medikamentesh dhe reagimit zyrtar të institucionit.

Fillimisht, ishte deputeti Korreshi ai që ngriti shqetësimin nga foltorja e Kuvendit, duke denoncuar mungesa në furnizimin me ilaçe në këtë spital.

Nuk hyhet në Evropë kur nuk punon mamografia në Lushnje, kur nuk ka eko për të bërë ekzaminimet gjatë lindjes. Po i çojmë në Fier po na dalin lushnjarë të gjithë fierakët. Nuk hyhet në Evropë kur ekografia del si fotografi pa blic”, tha ai.

Pas deklaratave të tij, Ministria e Shëndetësisë reagoi duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.

Në një sqarim zyrtar, Ministria theksoi se situata në Spitalin e Lushnjës nuk paraqet probleme, pavarësisht faktit që institucioni ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni. Sipas saj, janë bërë vetëm riorganizime të përkohshme, pa ndërprerë asnjë shërbim për qytetarët.

"Në lidhje me deklaratat politike sot në Kuvend, sqarojmë se ato nuk pasqyrojnë situatën reale në Spitalin e Lushnjës. Spitali ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni, ndaj janë bërë riorganizime të përkohshme të shërbimeve, pa ndërprerë asnjë shërbim për qytetarët. Nuk ka mungesë të materialeve bazë si pambuk apo alkool. Furnizimi është i rregullt. Asnjë shërbim nuk është ndërprerë. Shërbimi gjinekologjik është riorganizuar përkohësisht brenda spitalit. Mamografia është funksionale", deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Pas këtij reagimi, deputeti Korreshi ka kundërshtuar publikisht Ministrinë përmes rrjeteve sociale, duke ashpërsuar tonin dhe duke renditur një listë konkrete medikamentesh që sipas tij mungojnë në spital.

Ai pretendon se mungojnë barna të rëndësishme për trajtime emergjente dhe të përditshme, si paracetamoli intravenoz, omeprazoli, tramadoli, diklofenaku, buskopani dhe prometazina, si dhe medikamente të specializuara si amiodaroni për problemet kardiake.

Ministria e Shëndetësisë paska reaguar! O Zot!! Po si mund të jeni kaq felliqsira. Mungojnë këto medikamente: Paracetamoli intravenoz (temperaturë e lartë, dhimbje), ndjehet më shumë mungesa te urgjenca e të rriturve dhe pediatrisë; omeprazoli intravenoz (dhimbje stomaku); tramadol ampulë (dhimbje); diklofenak ampulë (dhimbje); buskopan ampulë (për dhimbje barku); prometazinë ampulë (për alergji); amiodaron ampulë (për rrahje të larta zemre); vigonat (mungojnë disa herë gjatë vitit, shumicën e kohës në pediatri)”, shkruan Korreshi.

korrehsi spital

Lini një Përgjigje