TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2025, 13:22

“Trafikanti me 3 mln euro pasuri”/ Berisha denoncon: Perlat Çullhaj është emëruar në Ministrinë e Brendshme

Shkruar nga Pamfleti
“Trafikanti me 3 mln euro pasuri”/ Berisha denoncon: Perlat
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në Ministrinë e Brendshme është emëruar një emër i njohur për drejtësinë.

Nga konferenca e përditshme për shtyp, Berisha u shpreh se në sektorin shkencor të kësaj ministrie, është emëruar Perlat Çullhaj, sipas tij trafikant i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010.

“Mësoj këto ditë se në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme, që është shumë i rëndësishëm si sektor, është emëruar një nga narkosit më të damkosur të Shqipërisë, është emëruar Perlat Çullhaj.“-tha Berisha.

Kryedemokrati vijoi akuzat duke u shprehur e dënon me forcë emërimin e tij.

“Ky delinkuent merr detyrën e drejtorit të analizës shkencore, jashtëzakonisht e rëndësishme në Ministrinë e Rendit, detyrë që i lejon atij të prishë çdo provë, të sajojë çdo mashtrim. Pra, ky fakt dëshmon se në këtë vend forca e drogës dhe e karteleve është e jashtëzakonshme. Ajo dikton të gjithë nomenklaturën e narkoshtetit, postet, aktivitetet dhe emërimet. Lartësimi i Perlat Çullhajt, i cili edhe gjatë këtyre periudhave ka pasur raste që është shmangur, por rikthimi i tij në një post kaq të rëndësishëm në ministri është i njëjtë me uzurpimin e Këshillit Shkencor Kombëtar nga Edi Rama. Natyrisht në kuptimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Aq sa ka të bëjë Edi Rama me shkencën, aq ka të bëjë Perlat Çullhaj me analizat shkencore në laboratorët e ministrisë.
Dënoj me forcën më të madhe këtë emërim të ministrit, edhe ai me 3-4 mbiemra, se këta problemin e kanë me mbiemrin, betejën e kanë me mbiemrin e vet, nuk dinë si ta fshehin, Ervin Hoxha alias Kokolari, sipas interesit përdor herë njërin, herë tjetrin. Por rikthimi i tij është një mbisundim tjetër i karteleve të drogës. Pas Ilir Prodës, Ilir Matriksit, tani ata plotësojnë të gjithë organigramën e ministrisë”-u shpreh Berisha.

sali berisha perlat Çullhaj

Lini një Përgjigje