Politike11 Shtator 2023, 15:20

Tryeza e përbashkët me Berishën, Bardhi: Do të mblidhemi sërish, pjesëmarrës të 59 deputetët opozitarë

Shkruar nga Pamfleti
Tryeza e përbashkët me Berishën, Bardhi: Do të mblidhemi

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka konfirmuar mbledhjen sërish në një tryezë të deputetëve demokratë dhe të Aleancës për Ndryshim. Në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se do të jenë të 59 deputetë opozitarë të PD-së.

“Patjetër do të mblidhen në një tryezë, do të vazhdojnë të 59 deputetë opozitarë të PD dhe Aleancës për Ndryshim në Parlamentin e Shqipërisë”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe ish-kryeministri Berisha u ulën së bashku në një tryezë më 5 shtator pas gati 2 vitesh përçarje të kësaj force politike.

Takimi ku morën pjesë deputetë opozitarë u mbajt pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha shkarkoi Gazment Bardhin si kreu i Grupit pas ndryshimeve statutore në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit.

Të dyja palët sot u angazhuan për të kërkuar ngritjen e Komisioneve të ndryshme hetimore që lidhen me afera sipas tyre korruptive të qeverisë, ndërkohë që mbetet ende e hapur çështja e drejtimit të grupit parlamentar demokrat.

Kuvendi i thirrur nga zoti Basha ia la këtë të drejtë atij. Por sipas zotit Bardhi, rregullorja e parlamentit, ia njeh këtë atribut vetë deputetëve, të cilët, janë më të shumtë, në krah të tij.

bardhi berisha tryeze