Politike16 Tetor 2023, 19:55

Von der Leyen godet Serbinë: Ballkani duhet të zgjedhë mes Rusisë dhe BE

Shkruar nga Pamfleti

Von der Leyen godet Serbinë: Ballkani duhet të zgjedhë mes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Në një konferencë shtypi për gazetarët, Von der Leyen dhe Scholz janë pyetur nëse do të jetë 2030 viti në të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor do t'i bashkohen Bashkimit Europian?

Von der Leyen tha se po punohet për raportin që publikohet çdo vit për vendet aspirantë të BE, por i takon kësaj të fundit të vendosë. Ajo tha gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë nëse janë me Bashkimin Europian apo me Rusinë, pasi sipas saj, lufta në Ukrainë tashmë ka ndryshuar gjithçka.

“Ne jemi duke punuar për raportin që publikohet çdo vit për vendet aspirantë që do t futen në Bashkimin Europian. Është Bashkimi Europian që do të vendos. Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ndryshoi gjithçka, këto vende tashmë duhet të vendosin nuk mund të jenë më mes Bashkimit Europian dhe Rusisë, duhet të bëjnë një zgjedhje. Gjithashtu duhet të vazhdojnë edhe me reformat e kërkuara. Për mua është e rëndësishme “të bëjmë detyrat” dhe të kapim e të shfrytëzojmë këtë moment historik“, tha Ursula Von der Leyen.

Ndërkohë, kancelari Scholz tha se në këto 20 vite duhet të ishte bërë diçka më shumë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se “ëndrra europiane” e këtyre vendeve mund të arrihet vetëm duke punuar fort.

“Mendoj se është një gabim që pasi jemi takuar në Selanik gati 20 vite më parë nuk është bërë diçka më shumë në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të punojmë më shumë, pasi të gjithë kemi të njëjtën pikëpamje.

Ne duhet të punojmë fort për ta arritur këtë, por edhe vendet aspirantë duhet të bëjnë hapat e duhur që ta bëjnë të mundur këtë. Ka një ëndërr europiane në këto vende, por duhet të punoni më shumë. Ju keni pritur shumë, por tashmë është koha që të punojmë të gjithë së bashku”, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

 

von der leyen serbi godet rusi be ballkani