Politike16 Tetor 2023, 19:38

Integrimi në 2030? Rama: Gjërat kanë ndryshuar, BE e hapur për anëtarësimit e Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Pamfleti

Integrimi në 2030? Rama: Gjërat kanë ndryshuar, BE e hapur

Kryeministri Edi Rama theksoi se theksoi se Samiti i Procesit të Berlinit, që u mbajt këtë të hënë në Tiranë, ka hapur një rrugë që do të jetë më e zgjeruar vitin tjetër.

Në konferencën përmbyllëse të samitit të Procesit të Berlinit, Rama ju përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse viti 2030 është shumë larg për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se mund të flitet për afate gjithë ditën, por sipas tij kryesor është fakti që diçka ka ndryshuar me BE-në, në qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, që sipas tij është hapja ndaj zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.  

Kryeministri shtoi se tani është koha për të bërë detyra e dhëna dhe për të bërë të mundur avancimin e Shqipërisë drejtë familjes Europiane.

Ne mund të flasim sa mund të zgjasë procesi i i ntegrimit sa torturuese mund të jetë kjo rrugë sa e lodhshme... por jemi të vëmendshëm  në çdo lëvizje, çdo buzëqeshjeje, çdo shikimi të liderëve që kam në krah. Më herët i shikonim vendet e BE që ishin dikush pozitiv dhe dikush skeptik por kjo ka ndryshuar shumë, samiti ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme. Edhe kjo konferencë dhe ato që po thuhen sot janë të reja dhe pozitive. BE është duke u hapur akoma më shumë ndaj vendeve anëtare në BE duke pranuar që të hedhë hapa ekstra.

Diçka fondamentale ka ndryshuar. Ok mund të flasim për afate por që kur ndodhi sulmi rus diçka ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Sot ka një shpirt totalisht ndryshe. BE eshte gati te beje hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka më që vendet të shkojnë drejt shumë detyra, të jetë një student i mirë dhe më pas të kthehej pas me një ‘shumë mirë’ apo ‘rezultat i keq’. Është shumë ndryshe tani. Jam shumë optimist rreth kësaj qasjeje. Ky Komision po i ndryshon gjerat që ishin të paimagjinueshme për ne para 2 vitesh“, tha ndër të tjera Rama.

rama be integrimi