Gugash Kamberi, aktivisti i Partisë Socialiste në Tiranë ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmin e bëri publik deputeti socialist Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale.
Braçe identifikon Kamberin si mbështetës aktiv të PS-së deri në fund të jetës. Ai deklaron se Kamberi, edhe në gjendje të paralizuar, mori pjesë në zgjedhjet e fundit dhe votoi në qendrën e votimit në Tiranë në vitin 2025.
Në të njëjtin reagim, Braçe paraqet një episod që lidhet me Postën Shqiptare. Sipas tij, më 1 prill 2026, postieri dorëzoi pensionin pranë familjes Kamberi dhe më pas u kthye gjatë ditës për të kërkuar kthimin e shumës.
Braçe e lidh këtë veprim me mungesë përgjegjësie institucionale dhe e vendos në kontekstin e ditës së vdekjes së përfituesit. Ai thekson se Kamberi rezultonte i gjallë gjatë muajit mars dhe në datën 1 prill.
Postimi i Braçes:
Gugash Kamberi ishte një burrë, një prind, një gjysh, i mirë-mbeti i tillë, mbetet i tillë! Një jetë e tërë e ndërtuar përmes punës, nderit, dinjitetit, mirësisë, sëmundjes që e kufizoi, por dhe jo; ishte aktiv deri në fund! Gugash Kamberi ishte një socialist; në krye të një familjeje që na ka mbështetur pafund; edhe unë e mora mbështetjen, ardhur në Tiranë, prej tij dhe familjes së tij; ashtu i paralizuar nuk mungoi dhe erdhi në qendrën e votimit një vit më parë, votoi edhe një herë; mua më mahnit forca e vendosmërisë së të tillë njerëzve; mbi të gjitha më bën përgjegjës ndaj tyre, familjeve të tyre! Dua ta ngushëlloj familjen Kamberi, gjithë të dashurit dhe miqtë e tyre tek 5?sa, 9ta e kudo që janë! Gugash, të qoftë i lehtë dheu në gjoks; u kujtofsh e nderofsh siç ishe-i mirë!
Tani kam nja dy fjalë; mësova nga familjarët që sot ishte paraqitur në familje postieri, e kishte dorëzuar pensionin-të ardhurat; tani në drekë ishte paraqitur përsëri dhe kishte kërkuar mbrapsht pensionin-të ardhurat; nuk e di ku e gjeni kurajon të bëni këtë në një ditë si kjo?! Nuk di! Jam pa fjalë! Ka qenë gjallë në mars! Ishte gjallë edhe sot në 1 prill! Bëhuni njëeeeeereeeeez!
U eshte trash leshi i bythes dhe eshte bere si postiqe.Turpi nuk eshte asvje per keta