Politike25 Mars 2023, 22:01

Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë: Basha dhe Alibeaj janë pengje të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë: Basha dhe Alibeaj janë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë e Rithemelimit, ku po diskutohen listat për Këshillat Bashkiakë për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Berisha ka akuzuar Bashën dhe Alibajnë si dy penge të kryeministrit Edi Rama.

“Po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Fushata vijon me intensitet në të katër anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh.

Kundërshtari ynë përdori gjatë fushatës edhe arrestime të kryebashkiakëve të vet që t’i disiplinojë. Kjo e jona kontraston si dita me natën me transparencën e frymën e bashkimit.

Demokratët të vendosur të mos mashtrohen e të vijojnë kontributin në PD, të mos ndjekim dy pengje të diskretituar të mbajtur peng me lidhje krimi nga Edi Rama.

Për lidhjet e tyre të krimit janë të larguar nga PD, nuk e kemi në Statut por është e kuptueshme. kushdo që del jashtë standardeve e humbet automatikisht këtë të drejtë. Të dy, Basha me dosjen e mbyllur nga Rama, Alibeaj me probleme të thellë e serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng e keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Rama.

Rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi. Mbledhja është thirrur për të formalizuar listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashkitë e vendit. Kanë qenë gjithsej 5 mijë kandidatura.
Ka një kufizim në listat që do jenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë. Në koalicion është bërë e qartë që është marrë për bazë mesatarja elektorale”, tha Berisha.