
Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e Kryesisë së Parisë Socialiste, ku u caktuan emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet loakle të 14 majit.
Në përfundim të mbledhjes drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi zbuloi dhe emrat e kandidatëve në 6 bashkitë e këtij Qarku.
Në Korçë rikonfirmohet kandidimi i kryebashkiakut aktual, ndërkohë që ajo që bie në sy është rikandidimi i Gëzim Topçiut në Maliq, i cili ka në detyrë që nga viti 2001.
Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë – Erion Isai
Bashkia Devoll – Eduard Duro
Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec – Pali Kolefsk