
Adriatik Lapaj ka komentuar largimet nga partia së fundmi, mes tyre edhe kandidati Azmer Duleviç, inxhinieri elektrik që e humbi mandatin në qarkun e Fierit më 11 maj vetëm për një grusht votash.
Lapaj tha se nuk mban njeri me forcë, teksa u kundërpërgjigj me lajmin se po bëhen anëtarësime të reja në parti, mes tyre edhe anëtarë të PS-së.
Ai nënvizoi se ka nisur një tur falenderimesh për votuesit, duke filluar nga Dimali ku morën 15% vota, shifra më e lartë, si dhe në zonat bujqësore ku partia u votua më shumë. Lapaj mohoi bashkëpunimin me PD në të ardhmen, ashtu sikurse nuk e ndalin as shantazhet, kërcënimet apo blerjet nga pushteti.
“Kjo është një rrugë e njerëzve të lirë. Nuk i mbajmë dot njerëzit as me dhunë, as me forcë. Nëse mendojnë nëse më ndalin në rrugën time, e kanë gabim. Nuk ka kthim pas. Zoti Duleviç ka marrë 1700 vota, partia i ka marrë votat atje në Fier, 9 mijë vota, ka dhe vota të kandidatëve të tjerë. Kemi anëtarësime të reja, madje edhe nga PS kanë ardhur te partia jonë, njëri është drejtor në Berat”, u shpreh Lapaj.
Lini një Përgjigje