Kosova 9 Dhjetor 2023, 21:42

Zbulohen pamjet e darkës mes Naim Murselit dhe Liridonës, momentet e fundit të 30-vjeçares para vrasjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen pamjet e darkës mes Naim Murselit dhe Liridonës, momentet e

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Naim Murseli dhe dy fëmijëve të tyre, 4 dhe 6-vjeçar.

E ndjera nuk e kishte idenë se darka në restorantin ‘Etno Kuca’ në Graçanicë, do të ishte e fundit për të. Pak orë më vonë, ajo dyshohet se u vra me armë zjarri nga tashmë i arrestuari, Granit Plava. Ky i fundit, dyshohet se armën drejt Liridonës e shkrepi me porosi të Naimit, i cili dyshohet se pagoi 30 mijë euro për ta privuar nga jeta bashkëshorten, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta “Sinjali’ ka publikuar pamje nga restoranti ku po darkonin familja Murseli. Sipas pamjeve, shihet se ata hyjnë brenda restorantit dhe ulen për të vazhduar më tej me darkën.

Sinjali mëson se i pranishëm në kohën dhe restorantin e njëjtë, dyshohet të ketë qenë edhe i dyshuari për vrasjen, Granit Plava.

Pas përfundimit të darkës, Naimi bashkë me Liridonën dhe fëmijët janë nisur me veturën e tyre, deri kur arritën në rrugën ‘Dalip Alshiçi’, aty ku ndodhi krimi.