
Vrasja mizore e Liridona Admeajt, krim ky që tronditi Kosovën para disa javësh po vazhdon të hetohet, ndërkohë që pistat po zgjerohen dhe akoma nuk është konfirmuar motivi i rastit tragjik.
Tre persona ndodhen në paraburgim, teksa i dyshuari i fundit u arrestua sot nga Policia. Naim Murseli – burri i të ndjerës ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku para disa ditësh e ka vizitua babai i tij, raporton Gazeta “Sinjali”.
"Sinjali" ka siguruar ekskluzivisht versionin e Murselit, i cili u përballë për herë të parë me babanë e tij, i cili pas arrestimit, përmendi hakmarrje.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Shaban Murseli ka deklaruar se gjatë vizitës qe i ka bërë Murselit, ky i fundit e ka akuzuar Policinë e Kosovës për keqtrajtim.
Në mes të tjerash ai tha se Murseli i ka rrëfyer një version krejt tjetër për dallim nga ajo qe ka dalë në media, duke pretenduar se ka edhe “dëshmi të forta”.
“Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash une nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, vec nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.
Ai e din më së miri qysh ka me dëshmu. Ai tha që kom fakte, kom video, dëshmi të forta ka që nuk ka porositë vrasës, as nuk ka ditë që… Dtth është krejt një pistë tjetër", tha Shaban Murseli.
Naim Murseli siç duket e ka ndërruar versionin e tij, ku ashtu siç dyshohet se e kreu krimin me gjakftohtësi, në takimin me babanë është munduar të thotë krejt diçka tjetër – gjoja se nuk është i përfshirë siç pretendohet.
Por gjithë rrëfimin e tij, Shaban Murseli tha se nuk e beson, deri të dalë e vërteta dhe të konfirmohen dyshimet e ngritura.
“Qysh më tha Naimi nuk jonë të vërteta këto akuzat që janë bërë, ato portalet çka kanë thanë e, asnjo s’jonë të vërteta. Ai e tregon më së miri vet. Unë i besoj të vërtetës, as s’i besoj atij, as portalet, as s’i besoj….vetëm të vërtetës i besoj. 15 minuta para vrasjes tha që u ndalë në market, ka ble vezë, qumësht e bukë për mëngjes”, tha ai.
Lini një Përgjigje