
Përfaqësuesi i BE, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje nga rezultate takimit të sotëm në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksadër Vuçiç.
“Kam kënaqësinë tu them se kemi një marrëveshje, kemi një pajtim se si do të zbatohet kjo marrëveshje. Mund të them se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, tha ai.
Borrell la të kuptohet se Kosova ka rënë dakord të negociojë Asociacionin. Borrell la të kuptohet se Kosova ka rënë dakord të negociojë Asociacionin. “Për nenin 7 - Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.
Neni 7 është diskutuar në opinionin kosovar si neni që lejon krijimin e Asociacionit në Kosovë. Pra duket se Kurti është tërhequr në këtë pikë.
“Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet në pikën 7.