TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Gusht 2023, 14:05

Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, reagon presidentja Osmani: Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital

Shkruar nga Pamfleti

Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, reagon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj e cila dënoi dy të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit.

Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, për veprën penale “vrasje e rëndë”. Ndërsa bashkëautori i tij Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

Osmani u shpreh se dhuna nuk do të tolerohet dhe se femicidi do të ndalet. Presidentja e Kosovës u shpreh gjithashtu se ky duhet të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet”, tha Osmani.

vjosa osmani dardan krivaqa marigona osmani vrasje

Lini një Përgjigje