Kosova 1 Qershor 2023, 08:25

Eksperti për Ballkanin: Vuçiç ka kontroll të plotë ndaj serbëve në veri!

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti për Ballkanin: Vuçiç ka kontroll të plotë
Protesta në veri

Lidhur me përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, eksperti për Ballkanin, Florian Bieber thotë për Deutsche Wellen, se nuk pret që konflikti të përhapet në shkallë të gjerë.

Zoti Bieber, sa jeni të shqetësuar se ky konflikt mund të përshkallëzojë edhe më shumë në Kosovë?

Florian Bieber: Mendoj se duhet të kemi parasysh se probabiliteti që njësitë e ushtrisë serbe të kalojnë kufirin në Kosovë është jashtëzakonisht i ultë, duke pasur parasysh se operacioni paqeruajtës i KFOR-it është në fuqi në Kosovë nën mandatin ndërkombëtar dhe nën udhëheqjen e NATO-s. Mendoj se ka më shumë gjasa që ky lloj konflikti që e pamë (më 29. maj) të përsëritet, nëse nuk ka deeskalim si nga qeveria e Kosovës ashtu edhe nga ajo serbe. Ndaj autoritetet ndërkombëtare po veprojnë në këtë drejtim, që kjo të mos përsëritet. Por edhe kjo në vetvete është shumë destabilizuese si për Kosovën ashtu edhe për gjithë rajonin. Ndaj mendoj se nuk do të shohim ndonjë konflikt në shkallë të gjërë. Por edhe ajo që po ndodh tani ka tashmë disa pasoja për të dyja vendet.

DW: Pse shumica e serbëve të Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit të kaluar kur është ditur se shqiptarët mund të marrin kontrollin e komunave? A do të thotë kjo se vetë serbët e hapën gropën vetë…?

Florian Bieber: Mendoj se çështja është se këtyre institucioneve dhe kryetarëve të zgjedhur të bashkive u mungon vërtet legjitimiteti demokratik. Pjesëmarrja ishte dukshëm nën 10 për qind. Në disa raste, si në qytetin e Zveçanit, pjesëmarrja ishte vetëm rreth 3 për qind. Pra, kryetarin e bashkisë e kanë votuar vetëm rreth 100 njerëz. Serbët i bojkotuan zgjedhjet pjesërisht me urdhër të Beogradit. Ata insistuan që fillimisht të formohet asociacioni i komunave me shumisë serbe – kjo është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa Kosova insistonte në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, sepse që nga vjeshta, që nga largimi i serbëve nga institucionet, nuk ka pasur atje autoritete legjitime të zgjedhura. Në këtë kuptim, ne kemi një ngërç. Pak muaj më parë BE-ja vlerësonte shumë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Por doli të ishte kjo ishte mjaft e pamend, që po shohim tani në praktikë. Pra, BE dhe SHBA humbën në një farë mënyre lidershipin e tyre në përpjekjen për të negociuar rrugën e duhur për rregullimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

DW: A mund të shpjegoni se çfarë roli luajnë serbët e Kosovës në politikën e brendshme të Serbisë?

Florian Bieber: Ata nuk luajnë ndonjë rol të madh në politikën e brendshme të Serbisë, sepse ata janë vetëm disa dhjetëra mijëra. Përkundrazi, Serbia më konkretisht presidenti Aleksandar Vuçiq ka një kontroll të madh mbi komunitetin serb në Kosovë. Pra, derisa shumë serbë të Kosovës ishin të frustruar nga hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës, bojkoti pothuajse i plotë i zgjedhjeve ishte edhe për shkak të frikës, sepse Lista Serbe në veri kontrollohet nga Beogradi, ekziston një kontroll i fortë përmes një lloj nëntoke atje, përmes strukturave kriminale ilegale dhe atyre të sigurisë. Kjo do të thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kontroll të plotë në veri të Kosovës dhe u jep shumë pak hapësirë ​​serbëve vendas për të artikuluar problemet e tyre politike./dw

eksperti për ballkanin vuçiç