Kosova31 Maj 2023, 12:10

Ish-kryetari i Zveçanit hedh poshtë akuzat: Nuk ka struktura kriminale në protestat në veri!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryetari i Zveçanit hedh poshtë akuzat: Nuk ka struktura

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Millovi ka thënë para gazetarëve se në mesin e protestuesve serbë atje “nuk ka struktura të organizuara, nuk ka banda të organizuara kriminale, pjesëtarë të të ashtuquajturit grup Wagner, apo të rinj që siç thotë Prishtina duan të djegin çdo gjë që nuk është serbe”.

“Këtu janë qytetarët e Komunës sonë të Zveçanit, vëllezërit nga Mitrovica e Veriut”, tha Milloviç, pas akuzave të autoriteteve të Kosovës se “strukturat e organizuara kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi zyrtar, janë përgjegjëse për trazirat në veri.

Ai tha se këto protesta nuk janë kundër KFOR-it dhe se i vjen keq për, siç tha, “konfliktin e imponuar” dhe “për atë që ndodhi”.

Milloviç tha se protesta po zhvillohet kundër “pushtimit brutal të objektit të Komunës së Zveçanit”.

“A e ka ditur KFOR-i? A ka ndihmuar? Ne po kërkojmë përgjigje për këtë. Kërkesat e vetme janë që njësitet speciale me tuba të gjatë të largohen dhe të largohen nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit”.

Sipas tij, kryetarët shqiptarë janë “të papranueshëm dhe jo të mirëpritur”./REL