Kosova31 Maj 2023, 12:10

Tensionet në veri, Kurti nuk tërhiqet: Ne nuk ia dorëzojmë Republikën disa fashistëve

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri, Kurti nuk tërhiqet: Ne nuk ia dorëzojmë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në forumin e Bratislavës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në forumin e Bratislavës ku po merr pjesë është pyetur sërish për situatën e tensionuar në veri ku serbët kanë shkaktuar trazira me pasojë plagosjen e 30 trupave të misionit të NATO-s.

Kurti tha do ishte shumë mirëkuptues nëse banorët serbë të komunave veriore do të protestonin paqësisht për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve.

Shefi i  qeverisë e Kosovës tha se nuk do ia dorëzojë kurrë Republikën demokratike tek fashistët që dhunojnë policinë dhe thërrasin “vrite, vrite”.

"Policia jonë po bën një punë profesionale të ndihmuar nga aleatët tanë. Kanë vokacion perëndimor, i dinë shumë mirë të drejtët e njeriut dhe nuk ka shkelje. Në këto komuna kam dhënë urdhër që nënkryetarët të jenë serbë, pra kryetari shqiptar i zgjedh nënkryetarët e vet. Ajo që po ndodh në Veri është se koncepti i tyre për botën serbe po reflektohet në vendin tonë. Po ju bëj një pyetje, që nuk është retorike: Nëse këta komunarë nuk shkojnë në zyra, kush duhet të shkojë në këto zyra që janë bosh? Nuk janë protesta, por turma me shkronjën Z që thërrasin ‘ubi ubi’, pra ‘vrite vrite’. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Nëse qytetarët e këtyre komunave do të bënin protesta paqësore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Veri do kishin mbështetjen time”, tha Kurti.

Kuti tha se forcat policore të Kosovës u dërguan për t’u siguruar për vazhdimin e punës së kryetarëve të zgjedhur.

“Kur këta kryetarë të zgjedhur nga zgjedhjet e prillit duhet të shkonin në zyrat e tyre, të cilat ishin bosh sepse serbët ishin tërhequr drejtimi i këtyre komunave, ata u penguan. Forcat tona policore u dërguan për t’u siguruar për vazhdimin e punës së kryetarëve të zgjedhur.”, tha Kurti.

I pyetur nëse mund të shmangej kjo situatë, Kurti tha se ka forca jashtë Kosovës që duan të nxisin përleshje dhe kërkojnë që situata në veri të përshkallëzohet.

Sipas tij në mesin e tyre ka njerëz të dhunshëm që përkrahin Presidentin rus Vladimir Putin, apo policë serbë.

“Ne kemi 38 komuna në Kosovë dhe ka situatë normale në to. Nuk po ndodh ajo që ka ndodhur në 4 komunat në veri të vendi. Ka forcat të jashtme, pra jashtë Kosovës që duan të nxisin përleshje të dhunshme, situatë të tensionuar që situata të përshkallëzohet. Ne shikojmë njerëz të dhunshëm që shprehin përkrahjen, adhurimin për Putin. Disa prej tyre kanë qenë policë në Serbi, kanë pasur uniforma policore duke shërbyer për shtetin e Serbisë. Kanë ardhur në Kosovë për të ushtruar veprime të dhunshme”., th ai.

albin kurti tensionet në veri