TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Dhjetor 2023, 14:44

“Pse pranoi ekzekutori të vriste Liridonën?”, avokati tregon kush është personi që mund të zbardhë të vërtetën

Shkruar nga Pamfleti
“Pse pranoi ekzekutori të vriste Liridonën?”, avokati
Liridona dhe Naim Murseli

Avokati Tomë Gashi dyshon se e vërteta për vrasjen e Liridonës, nuk do të dalë kurrë.

Ai tha se e vërteta e gjithë kësaj ngjarje tronditëse është vetëm në trurin e Naimit, ndërsa tha se është e pakuptueshme edhe arsyeja se pse ekzekutori ka marrë përsipër një krim të tillë.

Sipas Gashit vërtetë shuma 15 mijë apo 30 mijë euro janë shuma të mëdha, por të marrësh përsipër një krim të tillë në ato rrethana kur i njihte edhe familjen viktimës, është diçka jashtë logjike.

Unë mund të them se vetëm në trurin e Naimit mund ta gjejmë arsyen e vrasjes së Liridonës. Niami është ai djalli që ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, por ekzekutori është person tjetër.

Nëse shikojmë në aspektin njerëzor dhe ligjor, si është e mundur që dikush të pranojë me kaq lehtësi, pa marrë parasysh çfarë shume lekësh i ofrohet që të kryej një krim kaq të shëmtuar, posaçërisht kur vrasësi i pretenduar duket se i ka njohur të gjithë.

Ai i ka njohur Liridonën, Naimin dhe fmailjet e tyre. Ata janë të dy fshatrave që janë fare afër Gjakovës. Është çmenduri që ka njerëz që për lekë nuk lënë gjë pa bërë”,-tha Tomë Gashi për Euronews Albania.

naim murseli vdekja e liridona ademajt

Lini një Përgjigje