Kosova 9 Dhjetor 2023, 12:55

Sulmi në Banjskë, deputetja britanike: Radoiçiç të ekstradohet në Kosovë!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Banjskë, deputetja britanike: Radoiçiç të

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar që Milan Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë.

Radoiçiçi dyshohet se qëndron pas sulmit në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë, Afrim Bunjaku.

Kearns, e cila shpesh ka ngritur zërin në çështjen e Kosovës, ka qenë e para që ka ngritur çështjen e futjes së armatimit nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe nëpër manastire.

“Interpoli ka lëshuar një alarm të kuq për Milan Radoiçiçin dhe të tjerët prapa sulmit terrorist në Banjskë dhe për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku. Radoiçiçi tashmë e ka pranuar veprën dhe duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë”, shkroi Kearns në X.

Ditë më parë u bë e ditur se është lëshuar një “njoftim i kuq” në Interpol për ndalimin, arrestimin dhe ekstradimin e Radoiçiçit në Kosovë.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiç, aktualisht gjendet në Serbi në gjendje të lirë.

sulmi në banjskë milan radoiçiç