
Komandanti i KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar një bisedë me presidentin Bajram Begaj në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter, NATO bën me dije se presidenti Begaj ka mbështetur plotësisht KFOR-in dhe aktivitetet e tij.
“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
#KFOR Commander, MG Ristuccia, had a conversation with @BajramBegajAL. The President of the Republic of Albania expressed full support for the KFOR mission and its activities and wished a speedy recovery to the soldiers injured in the demonstrations.
— NATO Kosovo Force - KFOR (@NATO_KFOR) May 30, 2023
Kujtojmë se nga dhuna e ushtruar nga serbët në veri të Kosovës, kanë mbetur të plagosur disa persona, mes të cilëve edhe ushtarë të KFOR-it.