Lëvizja Vetëvendje dhe Albin Kurti janë fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, pas krizës disa mujore politike, që prodhuar zgjedhjet e shkurtit, ku asnjë forcë politike, nuk arrinte të krijonte qeverinë.
Lidhur me procesin e zhvilluar dje, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë duhet t’i japë fund bllokadës politike, pasi sipas tij i ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Rezultatet e zgjedhjeve të Kosovës duhet t’i japë fund bllokadës politike që i ka kushtuar vendit miliona euro të fondeve të BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe një përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në platformën “X”.
Kosovo’s election result should finally end the political deadlock that has cost the country millions of #euros in #EU funding.
— Riho Terras (@RihoTerras) December 29, 2025
PM @albinkurti now has a clear mandate and a responsibility to govern more pragmatically.#Kosovo @Europarl_EN @EU_Commission pic.twitter.com/cSr2NxwE9U
Lini një Përgjigje