Kosova 2 Gusht 2023, 10:34

Kurti ironizon Ramën në takimin me emigrantët: Mirë se vini në përvjetorin e ‘Ballkonit të hapur’

Shkruar nga Pamfleti
Kurti ironizon Ramën në takimin me emigrantët: Mirë se
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri Albin Kurti ka pritur mbrëmë në një takim mërgimtarët e Kosovës. Në një pritje që u bëri mbrëmë mërgimtarëve, Kurti tha se ishte shënuar përvjetori i “Ballkonit të Hapur”, duke shtuar se ishte një vend i këndshëm për takime.

Ndërkohë që mediat në Kosovë e kanë quajtur këtë deklaratë të Kurtit, kunjë për kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar këtij të fundit ‘Ballkanin e Hapur’.

“Për rastësi, ose ndoshta edhe jo, nesër bëhen fiks një vit prej se e kemi inauguruar “Ballkonin e Hapur” këtu në Kryeministri. Megjithatë, përvjetorin po e shënojmë sonte sepse ishim pikërisht bashkë, këtu, një vit më parë, prej kur kjo hapësirë e objektit të qeverisë, që dikur nuk shfrytëzohej, është bërë vend kaq i këndshëm për pritje e takime. E edhe një vit pas, Ballkoni ynë vazhdon të jetë i hapur, sonte, për mërgatën tonë të dashur, për juve bashkatdhetarë. Bashkë e shpallëm. Bashkë po e shënojmë edhe përvjetorin e parë. Bashkë do të takohemi për shumë mote. Mirë se vini e gëzuar!”, iu tha Kurti, mërgimtarëve.

Kryeministri më tej tha para emigrantëve është lavdëruar para mërgimtarëve për zhvillim e rritje ekonomike si dhe për progresin demokratik. “Kosova ka bërë përparim të dukshëm gjatë këtyre dy viteve të fundit. Që nga shpallja e pavarësisë përparimi ka qenë i theksuar si për popullin e shoqërinë ashtu edhe për shtetin edhe institucionet. Ndërkaq, në këto dy vitet e qeverisjes sonë nuk ka raport ndërkombëtar kredibil, i cili nuk e ka evidentuar progresin tonë demokratik dhe ekonomik. E sërish kur themi progresin tonë nuk e mendojmë vetën tonë, por e mendojmë edhe një herë popullin e shoqërinë, shtetin e institucionet e tij. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të punës. Rritja mesatare ekonomike në këto dy vite ka qenë 7.35% të bruto produktit vendor. Të hyrat tatimore janë rritur për 2/3, pa e ndryshuar politikën fiskale dhe eksportet e investimet e huaja direkte janë dyfishuar. Sivjet pritet të jetë viti i parë kur eksportet do ta kalojnë shifrën prej 1 miliard euro.”, ka thënë ai.

Në këtë pritje, ku të ftuar ishin pjesëtarë e figura të ndryshme nga mërgata, artistë, veprimtarë, përfaqësues të shoqatave që veprojnë në mërgatë e përfaqësues të rinj politikë atje, bashkë me kryeministrin ishin të pranishëm edhe ministra e ministre të kabinetit qeveritar dhe zëvendësministra.

rama kurti