Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Sipas tij, depërshkallëzimi i plotë i situatës në Veri të vendit do të ndihmojë Kosovën që të arrijë integrimin euroatlantik.
"Mendojmë se është e rëndësishme të arrijmë de-eskalim të mëtutjeshëm në veri dhe të anashkalojmë raste ku akte të dhunshme na dalin në udhë. Kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euroatlantik. Ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është marrëveshja e Ohrit, dhe fokusi ynë është që të zbatohet kjo marrëveshje nga të dyja palët. Nga Qeveria e Kosovës presim që të krijojë rrethanat dhe të marrin veprime që do e de-eskalojnë situatën në të cilat krijohen mundësitë që të përmbushen kushtet që të implementohen përgjegjësitë e të dy shteteve”, shprehet ai.
Lini një Përgjigje