TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Shkurt 2026, 14:32

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë pushtojnë bulevardin në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti
Marshi “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë
Tubimi në Prishtinë

Tubim masiv në mbështetje të ish-krerëve të UÇK...

Mijëra qytetarë nga gjithë Kosova, por jo vetëm, janë mbledhur në Prishtinë në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë, për t’i dhënë mbështetje ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Flamuj kombëtar, të Kosovës e të Ushtrisë Çlirimtare, po valviten nëpër sheshet e Prishtinës derisa njëzëri po brohoritet “UÇK” “UÇK”, në marshin “Drejtësi, jo politikë”.

Në tubim ndodhet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova.

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, iu bashkua tubimit, teksa u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje miqësore.

Gjithashtu, Taulant Balla dhe Ulsi Manja, deputetë të PS-së, u shfaqën në rrethin e afërt të Presidentes Vjosa Osmani.

Në këtë protestë gjithashtu po merr pjesë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka për qëllim të kërkojë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, ishte i pari që i hapi fjalimet në marshin “Drejtësi, jo politikë”. Ai tha se kur vjen fjala për UÇK-në, aty nuk ka ndarje, nuk ka poste.

“Aty jemi të gjithë bashkë. Njëjtë, aty jemi bijtë e bijat e një historie që na ka bashkuar në momentet më të vështira. Ushtra Çlirimtare nuk është flamur partie, është themel i lirisë sonë, dhe për atë themel nuk flasim me dallime, por me një zemër, prej zemrës”, tha para mijëra marshuesve ai.

Tasholi tha se në çdo fshat e qytet ku kanë shkuar , një fjalë ka qenë mbi të gjitha, UÇK.

“Ka qenë fjala e nderit, fjala që na ka bashkuar, fjala që i ka mbushur sytë me lot e zemrat me krenari. Nuk ka pasur shtëpi, nuk ka pasur asnjë shesh ku nuk e kemi parë emrin e Ushtrisë Çlirimtare.

E kemi parë me sytë tanë sa shumë e do ky popull UÇK-në si simbol, si sakrificë, si themel i lirisë, si pjesë e identitetit tonë”, tha ai.

Tasholli shtoi se thirrjet për drejtësi nuk janë kundër askujt.

“Thirrjet tona për drejtësi e jo politike nuk janë kundër askujt. Janë për dinjitetin tonë kolektiv. Ne nuk mund të pranojmë që proceset që zhvillohen në emër të popullit të Kosovës të përdoren për të barazuar agresorin me viktimën apo për të mjegulluar karakterin çlirimtar të luftës tonë”, tha ai.

Fjalim mbajti edhe Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë.

Mes emocionesh ajo tha se liria nuk erdhi vetvetiu, por me gjak e sakrificë.

“Na flasim për drejtësi dhe krimet që kreu Serbia në Kosovë, ne jemi të gjithë këtu për t’i liruar ata nga Haga. Nëse doni me ditë çka e bashkon popullin shqiptar është cenimi i lirisë dhe padrejtësia.

Faleminderit gjithë juve që i shërbyet atdheu kur më së shumti kishte nevojë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, ata duhet të lirohen , ata e mbrojtën popullin e vetë si gjithë Ushtria Çlirimtare”, tha ajo. /Pamfleti/

tubimi prishtine uÇk

Lini një Përgjigje