TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Nëntor 2025, 21:33

“Naimi më thoshte: Gjuaj, gjuaj”/ 2 vite nga vrasja e Liridonës, zbardhet dëshmia tronditëse e autorit

Shkruar nga Pamfleti

“Naimi më thoshte: Gjuaj, gjuaj”/ 2 vite nga vrasja e

Sot janë bërë dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt.

Familja e të ndjerës kërkoi burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kokallën pasi siç thuhet edhe në dokumentin e Forenzikës Psikiatrike të cilin e ka siguruar Klan Kosova, gjithçka rreth krimit ishte e planifikuar.

Plava gjatë dëshmisë së tij e ka përshkruar momentin e vrasjes së Ademajt, duke pohuar se Murseli i kishte thënë të gjuajë.

…ata e kanë çelë xhamin pak, edhe unë kom qëllu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke ‘gjuj, gjuj,’ po unë u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mrri në shpi”, ka thënë Plava gjatë dëshmisë së tij.

“Naimi më thoshte: Gjuaj, gjuaj”/ 2 vite nga vrasja e

Dy ditë ma herët nëpërmjet Kushtrimit une u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi, ditën kritike une jom zgju në mëngjes edhe Naimi ka ora 9;30-10;00 ka ardhë me ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë. Ai ka ec përpara me kerr, e une përmas. Jemi nal te pompa edhe ay ma ka lonë alltinë me 5 fishekë në shanzher edhe 15 fishekë tjerë. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka çu ni kafë tebeh më ka ardhë ajo egneria e madhe. E kom përcjell deri te shpia e vet që e kena ne raufin, tani une kom dalë ne rruge e kom njek përmas Naimin, se ai qa pasi me marrë policinë e thojke që kishti mi ndihmu. Une qitë jom përmas, po ma t’ngat e mu ka shku teposhk ka naj ana edhe as’kemi u taku, une n’ni far rruge s’jetoj t’u nejt mu ka met Naimi. Ggranicak ai ka hi me familjen e vet, une kom ec ngat e prishta. Sipas asaj historie, u kanë tanë që ka shku Naimi me do “njonin” kur kanë dalë prej kafes une jom kqyr mas tepsi, jom kqyr mas Naimit. Une jom nal tek ajo në istog. Aty e kom vrejt, kom nejt 10 minuta, masanej kom kcy në kerr perpara, ata e kanë ni zhurmë edhe kom kcy rrugës. Po kurrë nga ai vend nuk kom hec shumë larg. Edhe masi kom arrit n’shpi te “hukit”, i thashë çka ka bo ai, edhe ai ma tha mu që pe di. Masnej kom shku t’baki edhe a gjet, i tregut, edhe masi kom vrejt që ejo ka dek. Mas dy dite kanë ardhë policia dhe më kanë të arrestu”, ka rrëfyer ai.

 

 

Lini një Përgjigje