TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2025, 09:48

Ngërçi politik në Kosovë, mabahet sot seanca e 25-të për konstituimin e Kuvendit 

Shkruar nga Pamfleti

Ngërçi politik në Kosovë, mabahet sot seanca e 25-të

Për herë të 25-të deputetët sot do t’i drejtohen ulëseve të tyre në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet 9 shkurtit.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Vazhdimi i radhës sot pritet të mbahet në orën 10:30. Vazhdimet e kaluara kanë qenë të shkurtra, për shkak të mos votimit të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut – të cilin po e kërkon Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, por që nuk po votohet nga partitë e tjera parlamentare.

Këto të fundit po këmbëngulin që të ndërrohet emri i kandidatit për të parin e Kuvendit, duke thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, më 15 maj, presidentja Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e partive politike, por as aty nuk pati pajtim për konstituim të Kuvendit.

Lini një Përgjigje