Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po zhvillohet në Kosovë, ndërsa Prokuroria Speciale ka firmosur disa fletë-arresti.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është i lidhur me grupe kriminale që operojnë në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe përfshin hetime për veprat penale si: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, si dhe pastrimi i parave.
Në këtë aksion po marrin pjesë edhe përfaqësues të Europol, si dhe autoritete nga Belgjika, Franca dhe Holanda.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit policor, do të dalin me një komunikatë të përbashkët për informimin e publikut mbi rezultatet dhe detajet e aksionit.
Njoftimi
Operacion kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotik dhe pastrimit të parave
Nën monitorimin e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion kundër krimit të organizuar në disa lokacione.
Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: 'pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar', 'blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve' dhe 'pastrimi i parave'.
Pas përfundimit të operacionit policor, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikatë të përbashkët.
Lini një Përgjigje