
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka quajtur një marrëveshje të rëndësishme pajtueshmërinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve, në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin për popullin e Kosovës dhe rajonit”, ka thënë ambasadori Hovenier përmes një postimi në Tëitter.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha dje se Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje “të vështirë, por të nevojshme”.
“Kjo, jo vetëm që hap derën për integrime më të mëdha euroatlantike për të dyja shtetet, por hap derën edhe për rajonin për të hyrë në një epokë të re të paqes”, deklaroi Escobar.
Ditën e djeshme bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiç u ndalën në hapa praktikë. Më në fundpalët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Megjithatë nuk kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen.