TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Qershor 2023, 20:58

Pas SHBA-së e Britanisë, Gjermania ultimatum Vuçiçit: Lironi menjëherë policët e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Pas SHBA-së e Britanisë, Gjermania ultimatum Vuçiçit:

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë, ka ardhur një reagim i ashpër dhe nga Gjermania për rrëmbimin e 3 policëve në veri të Kosovës.

Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Annalenna Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të çtensionojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.

“Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘ është e mundur për të çtensionuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja-Hercegovina, Dino Konakovic, të premten, në Berlin. “Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”, shtoi ajo.

Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre: “Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet”.

gjermania vucic

Lini një Përgjigje