Kosova18 Mars 2023, 15:11

Përplasje me armë në një hotel në Prishtinë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje me armë në një hotel në Prishtinë,

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Prishtinë, pasi një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

vrasje ne kosove plagosje prishtine