Kosova29 Shtator 2023, 07:47

“Po flet si serb?”/ Përplaset keq analisti me ish-të burgosurin politik në studio: Të kap për fyti (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti
“Po flet si serb?”/ Përplaset keq analisti me ish-të
Afrim Caka dhe Astrit Gjata

Ish-i burgosuri politik nga Gjakova, Afrim Caka, iu kërkua të largohej nga studio e 'Debat Plus'-it prej drejtuesit të emisionit Ermal Panduri, pasi ai i tha gazetarit dhe analistit Astrit Gashi, se “i ke fjalët nga Serbia”.

Gashi e humbi toruan me Cakajn të cilit iu kthye me një reagim tejet moralisht të lënduar nga ofendimi dhe akuza e këtij të fundit.

“Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakat, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.

Pas kësaj ndërhyri Panduri i cili kërkoi nga Caka që të lirojë studion.

“Zoti Caka, ma liro studion”, tha Panduri teksa kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë mikrofonin.

Gashi, i cili pësoi indinjatë të thellë nga fjalët e Cakat u shpreh se “Kjo mu më dhemb në zemër” dhe personti në fjalë “kurrë në jetë s’ia fali”.“Kurrë në jetë s’ia fali.

afrim caka debat në emision