Kosova 1 Qershor 2023, 13:56

Samiti në Moldavi, Vuçiç: Do të përpiqemi të ulim tensionet në veri të Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti
Samiti në Moldavi, Vuçiç: Do të përpiqemi të
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Beogradi do të bëjë gjithçka për të qetësuar situatën në Kosovë. Teksa po merr pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë, një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai tha se ka pasur një sërë takimesh, përfshirë atë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

Biseda për sfidat aktuale në ‘Kosovë e Metohi’, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndajmë të njëjtin përkushtim për të ardhmen e përbashkët, paqen dhe stabilitetin”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Samiti ka nisur me fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ndërsa në axhendën e takimit të liderëve evropianë është edhe situata e tensioneve në veri të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu pritet që sot të zhvillojë një takim me homologun e saj Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

aleksandër vuçiç