
Në Mitrovicën e Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.
Dy shqiptarët kanë qenë duke u kthyer nga Mitrovica e Veriut drejt Mitrovicës së Jugut teksa janë sulmuar nga persona me maska.
Policia e Kosovës nuk ka mundur t’i arrestojë ndërsa hetuesit po marrin në pyetje të lënduarit për zbërthimin e ngjarjes. Protestuesit ndërkohë kanë filluar të shpërndahen.
Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.
Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.