Kosova17 Mars 2023, 22:34

SHBA vë në rresht Kurtin dhe Vuçiçin, Chollet ultimatum të firmosin nesër planin e paqes

Shkruar nga Pamfleti
SHBA vë në rresht Kurtin dhe Vuçiçin, Chollet ultimatum
Derek Chollet

Dy liderët e Kosovës dhe Serbisë nesër do të takohen në Ohër dhe BE me SHBA kërkojnë që të firmoset plani i paqes i hartuar nga Franca e Gjermania.

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka vënë në rresht kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin  e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai ka pasur sot një bisedë telefonike me të dy, duke kërkuar që nesër në Ohër të firmoset marrëveshja e shumëpritur mes të dyja vendeve.

Bisedë e shkëlqyer me Vuçiçin. U pajtuam mbi rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e konsoliduar evropian më 18 mars. U rikonfirmua mbështetja amerikane për dialogun e BE-së dhe përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve që do t’i sjellin Serbisë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha zyrtari i DASH.

Po ashtu ai ka pasur një bisedë dhe me kryeministrin Kurti. Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se me Cholletin ka biseduar për rëndësinë e këtij takimi për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik si dhe sigurinë. Po ashtu, kreu i ekzekutivit gjatë kësaj telefonate ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që takimi në Ohër të përfundojë me sukses.

Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa zyrtari i DASH ka thënë se zbatimi i planit evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, do të sjellë përfitime për të dyja shtetet.

Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me bisedimet e 18 marsit lidhur me normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Zbatimi [i propozimit evropian] do të ofrojë përfitime domethënëse për të dyja vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore në rajon”, ka shkruar në Twitter këshilltari i lartë amerikan, pas bisedës me Kurtin.

Sot në Kosovë e Beograd ishte dhe i dërguari i DASH, Gabriel Escobar, i cili po ashtu pati takim me Kurtin.  Kjo tregon se SHBA ka vënë në rresht dy liderët e Prishtinës dhe Beogradit dhe kërkon me patjetër marrëveshje.

Dy liderët nesër do të takohen në Ohër dhe BE me SHBA kërkojnë që të firmoset plani i paqes i hartuar nga Franca e Gjermania. Kurti e ka pranuar dhe është gati të firmosë, por Vuçiç e ka refuzuar. Madje dhe sot e paralajmëroi se nuk do të firmosë asgjë nesër.

chollet kurti vucici