Kosova19 Mars 2023, 17:01

Shtëpia e Bardhë mirëpret konsensusin e Ohrit: Secila palë të zbatojë detyrimet që ka marrë përsipër

Shkruar nga Pamfleti

Shtëpia e Bardhë mirëpret konsensusin e Ohrit: Secila palë

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, edhe pse palët nuk e kanë nënshkruar dokumentin e propozuar nga Bashkimi Europian.

Mirëpresim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe shtyjmë palët të nisin sa më shpejt të jetë e mundur zbatimi i detyrimeve”, shkroi në Tëitter Adrienne Ëatson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Jake Sullivan.

Më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve, “në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin për popullin e Kosovës dhe rajonit”.

shtepia e bardhe oher kurti vucic