Kosova19 Mars 2023, 16:52

Takimi i djeshëm në Ohër, Osmani: Nuk kam asnjë pritshmëri nga Serbia, s’ka zbatuar asnjë marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i djeshëm në Ohër, Osmani: Nuk kam asnjë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas dakordimit në Ohër për Aneksin e Marrëveshjes bazë me Serbinë.

Osmani ka thënë se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet.

“Pres që të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”, tha Osmani.

Më tje presidentja tha se nuk ka pritshmëri nga Serbia, pasi sipas saj, për 12 vite ka shkelur marrëveshjet e dakorduara.

“Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”, u shpreh ajo.

“Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”, tha Osmani.

osmani oher kurti