Kosova30 Maj 2023, 17:31

“Nuk ka viza për zyrtarët e qeverisë”, Uashingtoni kërcënon Kurtin: Tërhiqu urgjent, pas anulimit të "Defender" do ketë pasoja të tjera

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka viza për zyrtarët e qeverisë”, Uashingtoni

Në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti të bëjë qetësimin e situatës, por ai nuk është përgjigjur. Prandaj po shqyrtojmë se cilat do të jenë masat e tjera...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë acaruar jashtëzakonisht shumë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Futja me forcë e krerëve të komunave në godina ishte kundër kërkesave të SHBA dhe duket se kryeministri Kurti duhet të përgatitet për pasojat.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, doli në një konferencë për mediat, ku njoftoi se SHBA do të ndërmarrë sanksione ndaj Kosovës nëse situata nuk qetësohet. Hapi i parë ishte largimi nga “Defeder 23”, ndërkohë që ka lëshuar dhe një paralajmërim për Albin Kurtin. Ai ka kërkuar që të largohet menjëherë policia nga veriu dhe krerët e rinj të komunave mos të qëndrojnë më në godina.

Jemi shumë të shqetësuar për situatën në veri dhe besojmë që kjo krizë nuk ishte e nevojshme. Veprimet e ndërmarra të premten nuk ishin të koordinuara me SHBA-të, dhe kur e morëm vesh, fuqishëm thamë jo sepse parashikuam pasojat që po i shohim tani. Besojmë që kishte impakt negativ për imazhin e Kosovës dhe i dëmtoi përpjekjet për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe siç e kemi thënë (Sekretari Blinken) kryeministri po i dëmton raportet mes Kosovës dhe ShBA-së”, tha Hovenier.

Ambasadori deklaroi se Kurti duhet të veprojë në mënyrë urgjente për të qetësuar situatën. Madje diplomati e krahasoi situatën në Veri me atë të një shtëpie që ka shpërthyer në flakë.

Mendojmë se kjo është çështje shumë urgjente. Krahasimi që kam marrë është ai me një shtëpi që po digjet. Prandaj, mendoj që duhet të hiqet së pari zjarri. Ne presim që Qeveria të ndërmarrë veprime tani. Besojmë që Qeveria nuk duhet të insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat e komunave. Qeveria duhet të gjejë vende alternative pune për ta. Nuk e dimë pse nuk po i përdor të njëjtat vende alternative ku janë betuar”, tha ai.

Ai tha se nëse Kurti nuk vepron menjëherë, largimi nga “Defender 23” është vetëm hapi i parë, pasi do të ketë edhe pasoja të tjera ndaj Kosovës dhe kryeministrit.

Masa e parë ishte vendimi që mori Gjenerali i NATO-s për Europën Juglindore për të anuluar pjesëmarrjen e Koforës në Defender 2023. Por po mendojmë edhe për të tjera pasoja. Në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti të bëjë qetësimin e situatës, por ai nuk është përgjigjur. Prandaj po shqyrtojmë se cilat do të jenë masat tjera. Por, më duhet të them se në këto momente nuk do të gjeni entuziazëm te ShBA-të që të përgjigjen për interesa të Kosovës, siç është angazhimi për shtetet mos-njohëse, apo puna për të avancuar integrimin evropian të Kosovës”, tha ai, duke paralajmëruar se SHBA nuk do e mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

I pyetur nëse do të kishte pasoja edhe sa i përket vizitave të zyrtarët e Qeverisë Kurti në ShBA, ai tha se “do të ishte i çuditur nëse do të kishin ndonjë takim me zyrtarët amerikanë”. Pra do të ketë bllokime vizash për zyrtarët vendas. /Pamfleti

kosova shba