Kosova21 Mars 2023, 11:04

Takimi i Ohrit, ish-diplomati: Vuçiç planifikoi çdo gjë në mënyrë brilante, Kurti i papërgatitur

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Ohrit, ish-diplomati: Vuçiç planifikoi çdo

Ish-diplomati Edon Cana ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për negociatat që zhvilloi për rreth 12 orë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Cana u shpreh se Vuçiç e kishte planifikuar çdo gjë në mënyrë brilante rreth negociatave.

Ndërsa sipas tij, Kurti lexoi libra për negociata dy ditë para takimit në Ohër, duke shkuar i papërgatitur dhe duke “ndihmuar” Vuçiçin të arrinte qëllimet e tij, kryesisht për Asociacionin.

“Vlera e marrëveshjes nuk është vetëm te nënshkrimi, por edhe te garantuesit apo te ata që ndërmjetësojnë. Në këtë rast, është bërë nën ndërmjetësimin e BE dhe me mbështetjen e SHBA. Në Bruksel nuk është firmosur asgjë, po ashtu edhe këtu. Vuçiç duket njeri i pakënaqur, nuk di se çfarë bën, por në fakt të gjithë këtë e ka planifikuar në mënyrë brilante dhe e ka deklasuar zotin Kurti në aspektin e planifikimit dhe negocimit të marrëveshjes.

Edhe në pjesën e dytë në Ohër, të gjitha kërkesat e Kosovës kanë dështuar, sa i përket disa pikave. Kosova nuk ka mundur ta shtyjë këtë proces. Vetë Kurti ka deklaruar dy ditë para takimit të Ohrit, se është duke lexuar libra për negociata. Ky plan nënkupton Zajednicë plus, me mundësi në të ardhmen për një Ahtisaari plus. Është një marrëveshje e dëmshme me pasoja historike. Marrëveshje pa njohje”, theksoi ai.

edon cara kritika takimi i ohrit