Kosova27 Shkurt 2023, 20:37

Takimi në Bruksel, reagon Borrel: Plani franko-gjerman mbështetet në parim nga të dyja palët

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Bruksel, reagon Borrel: Plani franko-gjerman mbështetet

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me Kurtin e Vuçiqin ka deklaruar se marrëveshje për normalizimin e raporteve do të ishte në të mirë të dy popujve në Kosovë e Serbi. Sipas tij, palët në parim janë dakord, por duhet ende punë.

Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejshme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes”, shkruan ai.

Megjithatë ai tha se palët kanë rënë dakord që të mos ketë takime në nviele kaq të lartë për të finalizuar marrëveshjen. Si duket dialogu do vijojë në nivel ekspertësh.

Dy liderët e kanë diskutuar këtu së bashku për herë të parë. Kemi pasur tensione në formate të ndryshe. Liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme e gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Vuçiç e Kurti janë pajtuar që nuk do të duhet diskutime tjera për propozimin evropian”, ka theksuar Borrell.

Sipas tij ky propozim është mbi të gjitha për qytetarët e të dyja vendeve.

Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Jo për BE-në por qytetarët e Kosovës e Serbisë. Njerëzit mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës e Serbisë duke përdorur pasaportat e veta të njohura. ID-të e targat. Njerëzit mund të studiojnë e punojnë pa hamendësuar nëse diplomat e tyre a ku i marrin mund të jetë çështje. Marrëveshja sjellë mundësi të reja ekonomike, duke rritur asistencën financiare, kooperim biznesi e investime të reja Kosovë e Serbi. Mundësi punësimi më të mirë. Pa burokraci të panevojshme, nënkupton më tepër tregti, pasi certifikatat eksport-import nuk do të jenë të nevojshme. Për serbët në Kosovë më tepër siguri, qartësi e parashikueshmëri, kur vjen te mbrojtja e të drejtat në Kosovë, përfshirë edhe për Kishat Ortodokse serbe”, është shprehur Borrell.

kurti vucic borrel