
Ditën e sotme në Bruksel është zhvilluar takimi i rëndësishëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Pas afro dy orësh bisedime takimi është mbyllur dhe kanë ardhur reagimet e para lidhur me avancimin e bisedimeve që mesa duket kanë dështuar dhe këtë herë.
Fillimisht në mbyllje të takimit presidenti serb, Aleksandar Vuçiç reagoi me anë të një postimi në rrjetin social instagram, ku thoshte: “Takim i vështirë. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”.
View this post on Instagram
Më pas presidenti serb foli dhe për mediat ku tha se nuk është arritur asgjë në takimin trepalësh të së hënës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Ai ka fajësuar Kurtin për mosarritjen e një marrëveshje, pasi sipas tij në rend të parë duhet të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe më pas të shikohej deri ku mund të arrihet me marrëveshjen.
“Nuk është arritur asgjë përveç që do të bisedojmë. Si të bisedojmë kur ka kundërshtime për Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Së pari duhet të zbatohet, sido që ta ktheni, Asociacioni është në rend të parë. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodh tutje. Kam ardhur për të nënshkruar një propozim. Sa i përket pyetjes, ka një fushatë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të njihen me atë se çfarë është nënshkruar. Ekzistojnë 22 parime që kemi nënshkruar fjalë për fjalë janë të rëndësisë të posaçme për popullin serb. Nëse dikush nuk e kupton, nuk e kupton realitetin. Nëse dikujt do t’i binte ndërmend, pyetja ime është si të paguajmë rrogat profesorëve, arsimtarëve, mjekëve motrave medicinale. Nuk kemi Bashkësi, por një Bashkësi. Nuk kemi shtruar pyetje të vështira. Nuk besoj se keni lexuar parimet për themelimin e Asociacionit. Më thoni se cilat adresë të dërgojë dokumentet e nënshkruara e pranuar. Në bazë të parimeve funksionon, ai funksion që ka të bëjë. Shumë prej tyre janë të rëndësishme për ne. Për këtë kam dëgjuar me kujdes z. Kurti e kam kuptuar se gjithë atë që tha, dhe pse është e papranueshme për të. Por këto janë çështje që duhet të arritura, e besoj do të përmirësohen. Më 23 ose 24 ata duan të kenë një raport për Këshillin e Evropës nëse kemi arritur diçka”, ka thënë ai.
Lini një Përgjigje