TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Mars 2025, 07:20

Të shtënat me armë në Kosovë, publikohen fotot e autorit dhe viktimës

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në Kosovë, publikohen fotot e

Ardit Zymeri është 19-vjeçari i cili mbeti i vrarë me armë zjarri ditën e djeshme në Vushtrri.

Dyshohet se ai u vra me armë nga bashkëmoshatari Bleon Dibrani. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se autori i ngjarjes është arrestuar.

Sipas policisë, në shtëpinë e autorit është gjetur një armë e gjatë me pesë (5) fishekë. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për zbardhjen e shkaqeve të krimit.

“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Të shtënat me armë në Kosovë, publikohen fotot e
Viktima-Ardit Zymeri
Të shtënat me armë në Kosovë, publikohen fotot e
Autori-Bleon Dibrani

Lini një Përgjigje