TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Mars 2026, 14:43

“100 ditët” në Big Brother VIP Albania bëhen thjesht formalitet, shtyhet finalja; po me çfarë do e mbajnë?!

Shkruar nga Pamfleti

“100 ditët” në Big Brother VIP Albania bëhen thjesht

Tanimë është bërë zakon që Big Brother të mos zgjasë 100 ditë, por të shtyhet për më tej. Sezoni i pestë i Big Brother VIP Albania nuk bën përjashtim nga pararendësit.

Por ka një problem jo të vogël: nëse më parë nuk kishte konkurencë në kanalet paralele, apo banorët ishin shumë të pëlqyer nga publiku, me çfarë do e shtyjnë këtë sezon?!

E para: Ferma ‘po po troket’;  dhe e dyta: kasti i Fermës është shumë herë më i njohur se ai i Big Brother.

Sipas informacioneve jozyrtare, izolimi i banorëve do të vazhdojë edhe për rreth 30 ditë të tjera, duke shtuar tensionin dhe intrigën për ata që ndjekin formatin. Mbase produksioni mund të fusë ndonjë emër të njohur, qoftë vetëm për një muaj.

Finalja e madhe pritet të mbahet pas 20 Prillit, duke krijuar pritshmëri të madhe për publikun dhe për vendimin përfundimtar të produksionit.

Ky sezon, duhet pranuar që ka qenë ndër më të dobëtit, me personazhe që nuk i njeh askush dhe një dinamikë loje qe le shumë për të dëshiruar.

big brother 100 ditet formalitet

Lini një Përgjigje