TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Mars 2026, 13:48

Postime individuale, koncert i përbashkët/ Xhensila dhe Ledri të pandashëm

Shkruar nga Pamfleti

Postime individuale, koncert i përbashkët/ Xhensila dhe Ledri të

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë “pushtuar” nga një video virale ku dy këngëtarët e njohur Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë parë duke shkëmbyer një puthje pasionante në një klub nate në Paris.

Pas publikimit të pamjeve, dy artistët zgjodhën të mos reagojnë publikisht, duke ruajtur heshtje të plotë dhe pa bërë asnjë koment apo sqarim në rrjetet e tyre sociale.

Megjithatë, kjo heshtje duket se ka marrë fund ditën e sotme. Të dy këngëtarët janë rikthyer në rrjetet sociale pothuajse në të njëjtën kohë, duke bërë të njëjtin njoftim për ndjekësit e tyre.

Sipas postimeve të publikuara, të shpërndara edhe nga kryebashkiaku i Elbasan, Gledian Llatja, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj do të jenë të ftuarit specialë për të performuar më 13 mars në qytetin e Elbasanit, në koncertin e madh të organizuar për festimet e Dita e Verës.

Ky koncert zhvillohet një ditë para festës tradicionale të Ditës së Verës, një nga festat më të njohura në Shqipëri.

Njoftimi ka ngjallur menjëherë interes të madh në rrjet, pasi fakti që dalja e tyre e parë publike pas videos së Parisit i bashkon në të njëjtin qytet dhe në të njëjtin event, ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut dhe mediave rozë.

Tashmë, vëmendja pritet të jetë e përqendruar në Elbasan, ku publiku do të shohë nëse dy artistët do të ndajnë skenën së bashku apo nëse do të ketë ndonjë moment që mund të konfirmojë apo të sqarojë raportin mes tyre.

Postime individuale, koncert i përbashkët/ Xhensila dhe Ledri të Postime individuale, koncert i përbashkët/ Xhensila dhe Ledri të

xhensila dhe ledri dita e verës

Lini një Përgjigje