
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po rriten dita-ditës, me debate të ashpra mes banorëve. Një përplasje e fundit ka ndodhur mes Kejsit dhe Stenaldos, ku në mbrojtje të këtij të fundit ndërhyri edhe Mateo.
Gjatë debatit, Keijsi hodhi fjalë ndaj Stenaldos, duke pretenduar se ai kishte pasur një ereksion në momentin kur pranë tij ndodhej banorja e re, Baby G. “T’u ngrit kur ishe afër Baby G?”, ishin fjalët e Keijsit Deklarata shkaktoi menjëherë përshkallëzimin e debatit dhe replika të ashpra mes banorëve.
Mateo reagoi në mbrojtje të Stenaldos, duke përdorur gjuhë të fortë ndaj Keijsit, ndërsa situata u përshkallëzua me ofendime dhe replika të shumta nga të dyja palët.
Debati ka shkaktuar reagime edhe jashtë shtëpisë. Motra e Keijsit, Sara, në një intervistë, u përpoq të justifikonte deklaratat e vëllait të saj, duke theksuar se “meshkuj janë dhe është diçka që mund të ndodhë”, duke e konsideruar situatën një proces natyral.
Në mbështetje të këtij qëndrimi ka reaguar edhe ish-konkurrenti i Big Brother, Seno Fishta, i cili shtoi se meshkujt, në disa momente, harrojnë se ndodhen nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kamerave dhe se situata duhet parë me më shumë mirëkuptim.
Lini një Përgjigje