
Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili ishte një ndër të ftuarat në ‘Goca dhe Gra’, ku foli për koncertin e saj recital por edhe për një film për të cilin ajo është duke punuar. “Ky është një plan që ka ekzistuar që disa kohë më parë. Kur ke 40 vite karrierë është normale të kesh një film të vogël për atë veprimtari. Kemi një regjisore fantastike”, ka thënë artistja ndër të tjera.
Por jo vetëm kaq, pasi Adelina foli edhe për bashkëshortin dhe djalin e saj.
Çfarë të ka mësuar djali yt, Uliksi?
Uliksi më ka mësuar një gjë që kam menduar se është fiktive, altruizmin. Ta duash dikë pa menduar asnjëherë nëse do të kthehet ajo dashuri. Dhe mendoj se më ka dhënë dhuratën më të mirë në jetë që më ka mësuar këtë lloj dashurie.
Sa të ka zbutur dashuria e Uliksit dhe bashkëshortit tënd?
Po dashuria e atyre më ka ‘çarmatosur’. Po e them sikur të ishte turp por në fakt është diçka e bukur, por jam më e butë, më e dhimbsur, i shoh dhe i përjetoj gjërat pak më ndryshe. Gjë që ndonjëherë më hidhëron pse po më ndodh, por çfarëdo që ndodh, unë e përkthej në botën e Uliksit.
Lini një Përgjigje