
Moderatorja Fjoralba Ponari e cilësoi ‘çnjerëzore dhe antishqiptare’ deklaratën e Zhaklin Lekatarit se ndihet e sigurt në Serbi, sepse aty nuk ka shqipe.
“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bija nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera.”- shkroi në Twitter moderatorja.
Ajo ka marrë një replikë nga Zhaklina e cila i shkruan: “Pse nuk bëre asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?”
Komentit të saj Fjoralba i është përgjigjur duke thënë: “Këtu kanë qenë, janë dhe do jenë. Virtuale dhe jo vetëm. Më vjen shumë keq por nuk e kam përligjur kurrë dhunën, të asnjë forme, kundër askujt. Sikurse nuk pranoj analogji mes reagimeve të një tufe shpellarësh me masakrat e ’98.”-s

Lini një Përgjigje